Lajme

Merkeli lëvdata dhe kritika për Turqinë

Autori: Gazeta inFokus 16:01 | 19 October 2017

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e ka lavdëruar Turqinë për mënyrë se si është marrë me refugjatët, por ka thënë se, në të njëjtën kohë, është shumë e brengosur për mosfunksionimin e sundimit të ligjit, si dhe ka shprehur përkrahje për uljen e fondeve të BE-së për Ankaranë në kuadër të përpjekjes së saj për t’iu bashkuar bllokut.

“Në aspektin e vlerave demokratike, në Turqi ka pasur zhvillime shumë negative. Jo vetëm se gjermanët po arrestohen, por i tërë sundimi i ligjit në Turqi është duke lëvizur në drejtim të gabuar. Jemi shumë të brengosur për këtë. Unë do ta mbështes uljen e fondeve në kuadër të para anëtarësimit në bllok”, ka thënë ajo.

Ajo ka theksuar se me refugjatët, Turqia ka bërë një punë të mirë.

-Advertisement-

“Duhet po ashtu ta bëj të qartë se Turqia është duke bërë punë të madhe me refugjatët. Kemi obligime në marrëveshjen Turqi-BE. Kemi premtuar 3 miliardë euro për vitet e ardhshme përveç 3 miliardëve që veçse i kemi ndarë. Duhet ta përmbushim këtë premtim”, ka shtuar ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera