Fun & Video

Shkencëtarët: Dielli ka filluar të ftohet, po vjen epoka e akullnajave

Autori: Gazeta inFokus 14:19 | 19 October 2017

Shkencëtarët kanë ngritur alarmin se do të ketë një tjetër “epokë akullnajash” rreth viteve 2030, për shkak se Dielli ka filluar të “ftohet”.

“The Independent” shkruan se hera e fundit që u pa një dukuri e tillë ishte 300 vjet më parë.

Dielli do të përjetojë një aktivitet diellor të ngjashëm me atë në shekullin 17 dhe 18, ku njerëzit e asaj kohe e përshkruan atë periudhë si “Epoka e Vogël e Akullnajave” që ngriu disa pjesë të Evropës dhe Amerikës, paralajmërojnë shkencëtarët solarë, transmeton express.

-Advertisement-

Shkencëtarët tani janë në gjendje që të parashikojnë ciklet diellore me një saktësi më të madhe se më parë falë një modeli të ri i cili tregon parregullsitë në ‘zemrën’ e Diellit.
Modeli tregon se aktiviteti diellor do të bie për 60% në mes të viteve 2030 dhe 2040. Këto kushte të parashikuara nga shkencëtarët mendohet se nuk kanë ndodhur që nga “Epoka e Vogël e Akullnajave” që zgjati nga 1645 deri më 1715-ën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera