Muzaka kërcënon Partizanin e Beogradit
Autori: Gazeta inFokus 13:12 | 19 October 2017
Futbollisti i KF Skënderbeut, Gjergji Muzaka ka thënë se do të luftojnë vetëm për tre pikë ndaj Partizanit të Beogradit në Europa League
Gjergji Muzaka për shkak të historisë ndërmjet dy vendeve, thotë se ndeshja ndaj Partizanit të Beogradit është e veçantë.
Por, ai thotë se në këtë ndeshje do të luftojnë vetëm për tre pikë, në mënyrë që të bëjnë një hap të rëndësishëm drejt kalimit të grupeve.
“Sa herë përmendet Partizani i Beogradit, në mendjen e të gjithë shqiptarëve vjen emri i Sokol Kushtës për golin e shënuar, edhe për shkak të rivalitetit ndërmjet dy shteteve që e bën më të veçantë këtë përballje. Më e rëndësishme është të arrijmë objektivin si klub, marrja e tri pikëve dhe kalimi i grupeve, që kalon nëpërmjet Partizanit dhe duhet patjetër trepikëshi”, tha Muzaka gjatë konferencës për media, shkruan Panorama Sport.
“Presion? Për të gjithë shqiptarët, është më e veçantë sesa ndeshjet e tjera, por ne si sportistë dhe staf duhet të ruajmë qetësinë dhe profesionalizimin dhe të mos ndikohemi nga ambienti jashtë që na rrethon. Ftoj tifozët që mbështetja të jetë brenda kufirit të lojës së futbollit, pasi ne si shqiptarë e kemi treguar në raste më të mëdha se kjo për lidhjen që kemi me flamurin dhe atdhedashurinë”.
Ndeshja ndërmjet Skënderbeut dhe Partizanit do të zhvillohet nga ora 20:45 në “Elbasan Arena”.
Të tjera
-
Vrasja në tentativë ndaj shtetasit të huaj në Fushë Kosovë, policia e kap të dyshuarin pas dy muajsh
Policia e Kosovës ka arrestuar pas dy muajsh të dyshuarin për një rast të ten...
-
Kurti me ministra në selinë e BIK-ut: Shoqëria në komb duhet të jetë bashkë me njëri tjetrin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në nder të festës së Kurban Bajramit ka v...
-
Parashikimi i motit për pesë ditë, temperaturat shkojnë deri në 35 gradë Celsius
Instituti Hidrometeorologjik e ka publikuar parashikimin e motit për pesë dit...
-
Presidenti i Malit të Zi nuk e bën publik takimin me Vjosa Osmanin në Zvicer, komentuesi “pse po e fsheh”
Presidentja Vjosa Osmani e cila po qëndron në Samitin e Paqes për Ukrainën e ...
-
Abdixhiku: Kjo festë le ta forcojë e fisnikërojë ndjenjën e solidaritetit për t’u bërë më të mirë
ryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ia ka uruar festën e Kurban Bajramit të gj...
-
Haradinaj: Të jetojmë me porosinë e festës që është sakrifiva dhe solidariteti
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka qenë i pari...
-
Kurti: Me fat Bajrami, gëzuar kjo festë që është edhe kujtesë për vlerat e sakrificës dhe devotshmërisë
Kryeministri Albin Kurti ka uruar festën e Kurban Bajrami për të gjithë besim...
-
Gjendet një person pa shenja jete në Gjilan, s’dihet ende identiteti i tij
Gjatë ditës së djeshme në fshatin Livoq të Epërm në Gjilan, policia me të mar...
-
Ministri i Mbrojtjes uron Kurban Bajramin
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i ka uruar besimtarët myslimanë me rast...
-
Besimtarët myslimanë në Shqipëri falin namazin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë
Besimtarët myslimanë në të gjithë botën, por edhe në Shqipëri kremtojnë sot K...
-
Osmani: Uroj që festa e Kurban Bajramit të sjellë gëzim, paqe dhe begati në familjet tuaja
Presidentja Vjosa Osmani ka uruar festën e Kurban për gjithë besimtarët mysli...
-
Mesazhi i Tërnavës për Kurban Bajram: Është detyrë e jona që ta duam, ruajmë dhe ta mbrojmë atdheun tonë
Mesazhin e Kurban Bajramit e mbajti myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i cili th...