Sport

Një shqiptar në prova të Jose Mourinho

Autori: Gazeta inFokus 18:10 | 17 October 2017

Manchester Utd është hedhur në sulm për të transferuar 14-vjeçarin me origjinë shqiptare, Rines Arifi. Mesfushori nga Kosova që luan në Suedi ka arritur të tërheqë vëmendjen e skuadrave të mëdha dhe “Djajtë” kanë avantazh ndaj të tjerëve.

Arifi ka idhull portugezin Ronaldo, raporton panoramasport. “Është një ndjenjë e bukur! Jam shumë i kënaqur! Manchesteri është ekipi im i zemrës dhe e ndjek që kur isha i vogël. Idhulli im është Ronaldo”, tha Arifi. Edhe i ati i tij, Hajriz, ka folur për këtë mundësi të artë. “Është mrekulli! Ai e pëlqen shumë futbollin dhe ka luajtur që kur ishte 6 vjeç. Nuk humb asnjë stërvitje”, tregoi babai i talentit.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy