Sport

Newcastle del në shitje

Autori: Gazeta inFokus 14:00 | 17 October 2017

Pronari i klubit anglez prej 10 vitesh, Mike Ashley e konfirmoi zyrtarisht largimin nga drejtimi i tij në fund të vitit nëpërmjet një komunikate të publikuar në faqen e internetit të Newcastle.

“Si një prej klubeve më të vjetër dhe me më shumë ndjekës në Premier League dhe për të mirën e të gjithë tifozëve në Mbretërinë e Bashkuar e në botë, Newcastle United merr një drejtim të ri për një të ardhme me më shumë suksese,- lexohet në komunikatën e skuadrës, – për t’i dhënë Newcastle mundësinë më të mirë për të përmirësuar rezultatet dhe për të bërë investimet e nevojshme në arritjen e niveleve të larta, pronari aktual i klubit e pa të arsyeshme që të nxjerrë atë në shitje.”

Mike Ashley që sipas revistës Forbes ka një pasuri prej 3.2 miliardë Dollarësh, e mori kontrollin e plotë të Newcastle në vitin 2007 pasi e bleu atë për 134 milionë Paund.

-Advertisement-

Me Ashley në krye, Newcastle gjatë kësaj dekade ka rënë 2 herë nga kategoria. Këtë vit Newcastle me Benitez në stol, u ngjit në Premier League ku pas 8 javëve të para ndodhet në vendin e 9.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera