Sport

Zidane i gëzon tifozët e Realit para ndeshjes me Tottenhamin

Autori: Gazeta inFokus 17:12 | 16 October 2017

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka folur para ndeshjes me Tottenhamin në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Zinedine Zidane e ka konfirmuar se Keylor Navas është shëruar dhe është gati për ndeshjen e nesërme ndaj Tottenhamit.

Navas nuk kishte luajtur në ndeshjen e fundit ndaj Getafes, shkaku i një lëndimi që kishte pësuar me Kosta Rikën.

-Advertisement-

“Navas? Ai është me ne dhe po stërvitet normalisht. Nuk ka asnjë dhimbje” tha Zidane gjatë konferencës për media.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera