Sport

ZYRTARE: Lajm katastrofal për Interin pas fitores

Autori: Gazeta inFokus 13:16 | 16 October 2017

Jo vetëm lajme të mira për tifozët e Interit, pas fitores në Derbin e Madoninës, të nënshkruar nga Mauro Icardi me një tregolësh fantastik.

Të shqetësuara për mjedisin në pikëpamje të sfidës së radhës me kryesuesit e Napolit janë fjalët e lëshuara nga Luciano Spalletti në “Sky Sport” dhe në një konferencë për lojtarët e padisponueshëm.

“Joao Mario është vështirë të rikuperohet për Napolin, nesër mund t’i nënshtrohet një operacioni. Ai tani është i mbushur me antibiotikë, por pyesni doktorin më mirë. Edhe Brozovic nuk mund të shërohet, nuk do të trajnohet këtë javë dhe ndoshta nuk do të jetë për ndeshjen e ardhshme”, – njofton Spalletti .

-Advertisement-

Trajneri zikaltër ende nuk ka ndërmend të ankohet, e lëre më për të debatuar: “Ne nuk do të humbasim asgjë, e kemi bërë këtë pakt që jemi të plotë dhe do të jetë kështu deri sa të ndodhë diçka. Atëherë ne do të flasim për diçka të ndryshme. Ne duhet të luajmë për të fituar, madje edhe në Napoli.” Referuar triumfit ndaj Milanit, Spalleti analizon: “Ishte një fitore me shije shumë të ëmbël.

Të triumfosh në të tilla duele, në një ambient si ky, ke shumë entuziasëm për vazhdimin e sezonit. Ishim të aftë për të kuptuar se cili ishte momenti i duhur, që duhet ta shfrytëzonim. Icardi është një lojtar i madh”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera