Lajme

​”Nëse do të ketë kërkesa për UNESCO, SHBA do të mbështesë Kosovën”

Autori: Gazeta inFokus 13:50 | 14 October 2017

Nëse kërkesa për pranimin e Kosovës në UNESCO do të bëhet serish aktuale, SHBA do ta mbështesë nga hija, me ndërmjetësimin e shteteve tjera, të cilat janë të afërta me të.

Këtë e ka deklaruar ambasadori i Serbisë pranë Kombeve të Bashkuara, Darko Tanaskoviq.
Në një intervistë për “Veçernji novosti”, Tanaksoviq tha se tërheqja e SHBA-së nga UNESCO nuk i përshtatet kërkesave të reja eventuale për pranimin e Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare.

Tanaskoviq tha se për këtë arsye, por edhe për arsye të ndryshme, në një kohë të afërt nuk do të shtohen gjasat e hyrjes së Kosovës në UNESCO, transmeton KosovaPress.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera