Sport

Inter merr lajmin e zi para derbit me Milanin

Autori: Gazeta inFokus 13:55 | 11 October 2017

Gjiganti kinez, Jiangsu Suning kishte raportuar se futbollisti, Ramires mund të linte ekipin për t’u bashkuar me klubin e Interit në janar, përcjell ORAinfo.

Spekulimet ishin shfaqur që Interi do të merrte nga Jiangsu në formë huazimi  Ramires, pasi të dyja ekipet janë në pronësi të Suning Group, Lidhja kineze përfundon në nëntor dhe Nerazzurët po kërkojnë të ngrenë trofeun e Serie A.

-Advertisement-

Megjithatë, një zëdhënës për palën kineze i tha Sport Mediaset: “Nuk kemi ndërmend të lejojmë që Ramires të shkojë.

Nuk ka bisedime me Interin dhe këto thashetheme janë të pakuptimta”, ka shpjeguar ai.

Mesfushori brazilian kishe kaluar edhe një formë të mirë edhe ekipi anglez, Chelsea./ORAinfo/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera