Sport

Milan-Montella, po ndodh e ‘çmenduria’

Autori: Gazeta inFokus 13:41 | 11 October 2017

Marco Fassone këmbëngul se nuk do të jetë vendimtar ‘Derbi della Madonnina” për Vincenzo Montella, por shpreson që rindërtimi i Milanit nuk do të zgjasë shumë, transmeton ORAinfo.

Montella është nën presion për të fituar kundër Interit të dielën, pasi Milan ka humbur tri nga gjashtë ndeshjet e fundit të Serie A, por Fassone e bëri të qartë se trajneri e kishte mbështetjen e tij për tani.

“Nuk do të jetë një derbi vendimtar për Montellën”, tha CEO pasi Serie A kishte pranuar një ofertë për të drejtat e TV të huaj.

-Advertisement-

“Trajneri ka besimin tonë të plotë dhe përsëris besimin dhe nderimin që kam për të.

“Kemi filluar një projekt afatgjatë, jo një për 7-8 ditë. Ne të gjithë e dimë se duhet pak kohë, edhe pse shpresojmë se nuk do të zgjasë shumë.

“Derbi nuk do të jetë vendimtar për Milanin. Sigurisht që do të jetë një gjë e rëndësishme sepse ne hyjmë në këtë ndeshje pas dy humbjeve, por ‘vendimtare’ është një fjalë e madhe”, ka thënë, Fassone.

Derbi mes Interit dhe Mianit do ta zhvillohet me 15 tetor./ORAinfo/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera