Maloku: UÇK po të kishte 60 mijë ushtarë do të arrinim deri në Beograd
Autori: Gazeta inFokus 14:45 | 10 October 2017
Kryetari i Shoqatës së Sociologëve të Kosovës, Fadil Maloku ka komentuar numrin e madh të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Maloku ka thënë se në qoftë se UÇK do të kishte 60 mijë ushtarë atëherë në do të merrnim deri në Beograd, shkruan infokusi.com
Më poshtë mund të gjeni të plotë statusin e Malokut:
UÇK-ja, sikur t’i kishte 60 mij ushtarë (lexo; veteran që sot (s)marrin paga) atëbotë, deri në Beograd i kishim hy Serbisë?!
1.Ajo që e kam thënë edhe me herët pra, se është absurde gara për të fituar statusin e veteranit, pjesëtarit apo pjesëmarrësit të UÇK-së, pa qenë fare të tillë. Është absurde dhe paradoksale edhe për arsye se sjellja e tillë indolente çon një mesazh shumë të keq për qytetarët se edhe në luftë paskan bërë hile; dhe se aty (disa prej këtyre matrapazëve) paskan qenë aksidentalisht.
- Gjithashtu, është turp i madh futja në lista e njerëzve të politikës, biznesmenëve, e familjarë komandantësh pa qenë fare në luftë.
- Edhe më absurde dhe më e turpshme është shpallja e njerëzve të shëndoshë si molla, invalid të luftës!
- Të hysh në konkurrencë me njerëz që kanë humbur gjymtyrë, pasuri e edhe jetën për idealin e lirisë, është kulmi i paturpësisë.
- Apo edhe më keq; t’i fusësh në lista akraba, miqtë, klientelistët, në cilësinë e vendimmarrësit (lexo: komandantit!), kur dihet botërisht se të njëjtit as me një gjygym uji s’i kanë kontribu luftës së 99-tës.
- Kjo dëshmon paradoksin e keqinterpretimit të qëllimshëm të një soji të mentalitetit tonë social për situatën dhe atmosferën historike, siç ishte ajo e vitit 1999, ngase, sikur të ishin gjithë këta “pjesëmarrës”, “invalid”, e “luftëtarë” të sakrifikuar për lirinë e Kosovës, jam shumë i bindur që s’do kishim nevojë fare për NATO-n.
- Kjo në fund të fundit dëshmon edhe për një korrupsion të lartë moral, etik, social dhe padyshim institucional, ngase, “hartuesit” e këtyre listave gjithsesi është dashur paraprakisht të jenë shumë më të vëmendshëm dhe më të kujdesshëm./INFOKUSI
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...