Sport

Të gjithë qeshin me lot në prezantimin e Heynckes pas asaj që tha

Autori: Gazeta inFokus 15:31 | 09 October 2017

Jupp Heynckes është prezantuar te Bayern Munich.

Pas shkarkimit të Carlo Ancelottit, është trajneri, Jupp Heynckes, ai që do të drejtojë skuadrën deri në qershor 2018, transmeton Gazeta Express.

Që në ditën e parë, ish trajneri i kampionëve të Gjermanisë riktheu atë harmoninë me gazetarët duke bërë gjithë të qeshin kur po tregonte se si u arrit marrëveshja që të rikthehet nga pensionimi dhe të drejtojë sërish Bayernin.

-Advertisement-

“Si u arrit marrëveshja? Gruaja dhe vajzat e miratuan, pastaj Cando (qeni) lehu dy herë dhe ishte gjithçka e përfunduar”, tha duke buzëqeshur Heynckes.

72 vjeçari tha se u rikthyer nga pensionimi që t’i japë Bayernit më shumë hapësirë për të gjetur një trajner për të ardhmen dhe shpreson të jetë gjerman.

“Bayerni fiton tani kohë deri në verë për të gjetur një trajner të mirë, të përshtatshëm dhe shpresoj gjerman”, u shpreh Heynckes.

“Këtu në Gjermani kemi shumë trajnerë të rinj të talentuar, dora e të cilëve dallohet qartë në ekipin e tyre. Luajnë një futboll të strukturuar dhe ja u besoj këtë rol”, theksoi mes tjerash 72 vjeçari.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera