Rozë

A janë ndarë Shakira dhe Gerard Pique?

Autori: Gazeta inFokus 14:01 | 09 October 2017

Shakira dhe Gerard Pique janë më të dashuruar se kurrë.

Pavarësisht asaj që është raportuar, çifti që ka shtatë vjet që janë bashkë, nuk janë ndarë.

“Ata 100 % nuk janë ndarë”, ka thënë një burim i afërt për Us Weekly, për çiftin që kanë dy djem së bashku, Milan (4) dhe Sasha (2).

-Advertisement-

Shakira kohë më parë kishte thënë në një intervistë se ajo do të donte një familje të madhe me lojtarin e famshëm spanjoll, transmeton Klan Kosova.

“Do të doja të kisha tetë ose nëntë fëmijë me Gerad, ekipin tim të futbollit”, kishte thënë ajo për revistën Latina në muajin prill të vitit 2014.

Ajo gjatë të njëjtes intervistë, kishte folur më shumë edhe rreth lidhjes së saj.

“Ai është me mua sepse do të jetë me Shakiran, si njeri, jo si njeri i famshëm. Kemi dashuri të vërtetë, unë jam me të sepse ai është burri më i mrekullueshëm që unë njoh. Kemi të njëjtat pasione, duam të njëjtat gjëra, urrejmë të njëjtat gjëra. Nuk kam qenë kurrë me më shumë pasion me dikë në jetën time”, kishte thënë ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera