Sport

Kosova U-19 pret fitore ndaj Lituanisë

Autori: Gazeta inFokus 11:24 | 09 October 2017

Futbollistët e përfaqësueses U-19 të Kosovës presin fitore edhe në ndeshjen e fundit të raundit kualifikues për të kaluar në raundin elitë të kampionatin evropian “Finlanda 2018”.

Kosova të dielën pati stërvitjen e fundit para ndeshjes kundër Lituanisë që zhvillohet të hënën (sot) nga ora 14:00 në Saalfoden të Austrisë, ku po mbahet turneu i Grupit 6.

Kosova U-19 të premten fitoi ndaj Izraelit me rezultatin 2:1 dhe kjo fitore i ka motivuar lojtarët për të kërkuar pikët e plota edhe kundër Lituanisë, që është përfaqësuesja e vetme që në dy ndeshje nuk ka arritur të marrë asnjë pikë, shkruan sot Koha Ditore.

-Advertisement-

Kosova e Izraeli kanë nga tre pikë, kurse Austria është në vendin e parë me gjashtë pikë. Nga Austria, Kosova pësoi disfatë 1:0, në ndeshjen e parë.

“Do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme, ndaj edhe jemi përgatitur shumë mirë. Presim një fitore që do të na mundësonte kualifikimin më tutje”, ka thënë futbollisti Liridon Balaj.

Ndërkohë Arlind Ademi është i bindur se me angazhim Kosova mund të arrijë fitore.

“Shpresojë se do të kemi një paraqitje dhe angazhim të mirë për fitore. Kemi luajtur mirë kundër Izraelit dhe jemi përgatitur jashtëzakonisht mirë dhe do të korrim fitore”, ka deklaruar Ademi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera