Fun & Video

Australi, garë me makinat “solare”

Autori: Gazeta inFokus 09:52 | 09 October 2017

Rreth 40 makina që funksionojnë me energji diellore do të përshkojnë 3.000 km nga veriu tropikal i Australisë deri në brigjet jugore të këtij shteti, si pjesë e sfidës botërore diellore, e cila nisi të dielën.

Gara nga qyteti verior i Darwinit deri në qytetin jugor të Adelaides pritet të zgjasë një javë për shumicën e makinave. Shpejtësia mesatare e mjeteve që furnizohen vetëm me energjinë e diellit arrin nga 90 deri në 100 km në orë.

Koha më e shpejtë në të cilën është përshkuar itinerari u arrit nga ekipi i universitetit japonez, “Tokai”, në vitin 2009, i cili e përfundoi garën në vetëm 29 orë e 49 minuta. Ekipi belg “Punch Powertrain” ishte i pari që nisi sfidën të dielën, pasi në xhiron e provës përshkoi 2.97 km, për 2 orë e 3 minuta, me një shpejtësi mesatare prej 83.4 km në orë.

-Advertisement-

“Gjithçka që dimë është se kemi një makinë të mirë. Gjatë provave ka ecur në mënyrë perfekte dhe ne kemi shumë besim. Do të bëjmë gjithçka për të fituar”, tha Sarah Benninkbolt, përfaqësuese e ekipit “Nuon”.

Ekipet vijnë nga vende të ndryshme, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Japonia, Gjermania, Kili, Holanda, Britania e Madhe, Suedia, Irani, Polonia, etj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera