Sport

Kosova U19 kërkon fitore edhe kundër Lituanisë

Autori: Gazeta inFokus 22:24 | 08 October 2017
Në prag të ndeshjes së tretë dhe të fundit, kundër Lituanisë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin evropian Finlanda 2018, Kombëtarja e Kosovës U-19 mbajti seancën e radhës stërvitore.

Gjatë kësaj stërvitje Përzgjedhësi Ramiz Krasniqi dhe shtabi teknik provuan disa skema të lojës si lojën në sulm ashtu edhe në mbrojtje.

Lojën në trysni dhe bashkëveprimet  e ndryshme dhe lidhshmëria ndërmjet reparteve. Provuan gjuajtjet e lira nga pozita të ndryshme. Futbollistët punuan me zell e përkushtim për të arritur rezultat pozitiv.

Si zakonisht stërvitjen e ndoqën anëtarët  e KE të FFK-së Ilaz Mjaku e Luan Vokshi, në përcjellje edhe Michael Nees drejtori teknik i FFK-së. Sipas fjalëve të mjekut dr. Milazim Gjocaj vazhdon të jetë e mirë gjendja shëndetësore e futbollistëve, të cilët gjatë këtyre ditëve u trajtuan të gjithë ata futbollistë që kishin nevojë për një tretman fizioterapeutik.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera