Lajme

Tragjedia në Torovicë, nusja e re ishte 7 muajshe shtatzënë (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 14:24 | 08 October 2017

Për dy muaj familja Zefi në Lezhë do të plotësohej me një ëngjëll, por fati nuk ishte shkruar kështu.

Ditën e djeshme një masivshkëmbori ra nga mali dhe vrau 3 persona, dy vëllezër dhe nusen e re e cila kishte vetëm një vit martesë.

Ngjarja ndodhi në Torovicë, dhe masivi shkëmbor shkërmoqi makinën me të cilin po udhëtonin 3 pjestarë të një familje.

-Advertisement-

Edmond dhe Valentin Zefi, bashkë me Alda Gjergjin, gruaja e njërit prej vëllezërve po udhëtonin me makinë tip fuoristradë, në momentin që një masiv shkëmbi është shkëputur nga mali dhe ka rënë sipër makinës.

Shkak i rënies së masivit shkëmbor, duket se janë bërë reshjet e shumta të shiut që kanë rënë mbrëmjen e djeshme.

Njoftimi i policisë:

Me datë 07.10.2017, në rrugën Torovicë – Malecaj në Lezhë , një masivshkëmborështë shkëputur nga mali duke rënë mbi një mjet tip fuoristradë Land Rover me targë AA 322 CV.

Deri në këto momente , janë identifikuar 3 viktima të cilët ndodheshin brenda në mjet pasi gjysma e mjetit është e shtypur dhe mbuluar nga masivi shkëmbor.

Shërbimet policore në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë , zjarrfikëset dhe ambulancën ndodhen në vendngjarje për veprime të mëtejshme. /albeu.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera