Sport

Fjalët e para të Heynckes si trajner i Bayernit, zbulon një sekret

Autori: Gazeta inFokus 18:47 | 06 October 2017
Jupp Heynckes ka folur për herë të parë pas marrjes së rolit të trajnerit te Bayern Munich.

Trajneri 76 vjeçar, do të drejtojë Bayernin deri në fund të sezonit, për të zëvendësuar të shkarkuarin Carlo Ancelotti.

Në fjalët e para si trajner i bavarezëve, Heynckes ka thënë se jo për të gjitha skuadrat do të rikthehej bankinën.

“Nuk do të rikthehesha te asnjë klub në botë, por Bayern Munich është çështje që ka të bëjë me zemrën time”, ka deklaruar trajneri i ri i Bayern Munich.

-Advertisement-

Kujtojmë se nën drejtimin e Heynckes, Bayerni ka arritur sukseset më të mëdha në histori të klubit, duke e fituar tripletën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera