Uncategorized

Fier, sekuestrohen 67 kg kanabis; 3 në pranga

Autori: Gazeta inFokus 10:14 | 06 October 2017

Policia e Fierit ka finalizuar me sukses operacionin “Stan”, në kuadër të të cilit ka sekuestruar 67.7 kg kanabis sativa.

Janë arrestuar dhe zotëruesit e kësaj lënde narkotike, babai dhe dy djemtë e tij. Bëhet fjalë për shtetasit Mitat Stani (58 vjeç), Përparim Stani (30 vjeç) dhe Arti Stani (28 vjeç), banues në fshatin Ngjeqar të Roskovecit.

Nga kontrolli i ushtruar në një serrë perimesh e mbuluar me plasmas, pranë banesës së tyre, u gjendën të groposura 4 fuçi plastike të mëdha të mbushura me kanabis.

-Advertisement-

Dyshohet se poseduesit e lëndës narkotike po përgatiteshin që ta trafikonin në Itali kanabisin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera