Lajme

Ministrja Reshitaj tregon prioritetet

Autori: Gazeta inFokus 10:03 | 06 October 2017

Në vazhdën e takimeve me korin diplomatik të akredituar në Kosovë, Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor  Albena Reshitaj takoi Ambasadorin e Italisë në Kosovë  Matteo Corradini.

Zv.Ambasadori i Italisë Corradini e urojë Ministren Reshitaj për detyrën e re njëherë shprehu gatishmërinë e tij dhe të shtetit që përfaqëson për vazhdimin e bashkëpunimit mes dy shteteve në avancimin e gjendjes së mjedisit në Kosovë, me theks të veçantë në zbatimin e ligjeve që lidhen me Mjedisin dhe Planifikimin Hapësinor.

Ministrja Reshitaj e informoi Ambasadorin Corradini me prioritetet e saj, si dhe për planin e adresimit të sfidave në fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinor e veçanërisht për çështjen e Ujërave, mbeturinave dhe ajrit. “Ndotja e mjedisit, ajri, mbeturinat e  ujërat janë probleme dhe sfida globale dhe vendore që kërkojnë bashkëpunim edhe ndërshtetëror, për të pasur jetë të shëndetshme për qytetarët dhe shoqëritë e botës.

-Advertisement-

Në këtë linjë shteti i Kosovës dhe unë si ministre do të thellojmë bashkëpunimin me të gjithë akterët vendor, rajonal dhe ndërkombëtar për tejkalimin e krizave e problemeve mjedisore edhe ndërkufitare”, po ashtu  Reshitaj e falënderoi Ambasadorin Corradini për kontributin dhe bashkëpunimin e shtetit të Italisë në veçanti për ndërtimin dhe zhvillimin e vendit, realizimin e projekteve që lidhen me mjedisin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera