Një masazh i mirë mund të jetë orgazmik, qofshi në vaskë apo në krevat. Nëse dëshironi që të përmirësoni aftësitë e juaja masazhuese atëherë lexoni këshillat e mëpshtme.
Fytyra e tyre
Duke përdorur dy gishta nga secila dorë, shtrëngoni lehtësisht në tëmth për disa sekonda e pastaj rrëshqitni gishtat poshtë duke bërë lëvizje rrethore. Kur të arrini tek nofulla, përshkoni rreth buzëve me gishtin tregues pasiqë skajet e buzëve kanë mbarime nervore që i japin ndjenjë senzacionale.
Pjesa e përparme e qafës
Masazhimi i kësa pjese stimulon gjëndrrën tiroide e cila rregullon disa funksione të trupit, si energjinë dhe libidon. Filloni me lëvizje rrethore përreth “mollës së fytit” e më pas përdorni buzët dhe gjuhën që të përfundoni me masazhin.
Veshi
Shtypeni lehtësisht llapën e veshit mes gishtit të madh dhe atij tregues, përderisa njëkohësish me gjuhë e përshkoni skajin e veshit.
Pjesa e poshtme e shpinës
Besohet se kjo pjesë në të cilën ndodhen veshkët, është burimi i energjisë seksual. Gjejeni kërbishtin pasiqë është përplot mbarime nervore. Vendojeni pëllëmbën aty që të ngrohet lëkura dhe të gjenerohet nxehtësi e pastaj me shtypje të lehtë të gishtave masazhoni nga poshtë lart.
Pëllëmbat e dorës
Provoni të masazhoni anën e brendshme të dorës dhe atë të jashtme në të njejtën kohë, posaqërisht pjesën qëndrore e cila është më e ndjeshme.
Stomaku
Në mënyrë rrethore përshkoni me majat e gishtave rreth kërthizës, në secilin rreth duke e zgjeruar diametrin. Mundohuni të rregulloni shpejtësinë dhe shtypjen pasiqë mund të shkaktoni gudulisje.
Pas gjunjve
Lëkura pas gjunjve është tejet e hollë dhe shumë e ndjeshme për shkak të mbarimeve nervore andaj masazhi këtu bëhet me gjuhë dhe në mënyrë rrethore. Para se të filloni fërkoni lëkurën lehtësish që më pas mos të shkaktoni gudulisje me gjuhën tuaj.
Gropa poshtë kyçit të këmbës
Mes thembrës dhe kyçit ekziston një gropë sa maja e gishtit. Me dy gishta dhe duke shtypur nga kyçi në drejtim të gropës dhe duke e mbajtur shtypjen në gropë.
Tabani i shputave
Ka një lidhje direkte mes tabanit të këmbëve dhe zonave erogjene në tërë trupin. Masazhoni këtë pjesë me lëvizje rrethore të gishtave, përdorni shtypje më të madhe pasiqë mund të shkaktoni gudulisje./femra.net/