Sport

Giggs ‘shokon’ Balen me këtë deklaratë

Autori: Gazeta inFokus 17:31 | 05 October 2017

Ish-ylli i Manchester United, Ryan Giggs, i ka kërkuar bashkatdhetarit të tij Gareth Bale që të përshtatë lojën e tij dhe metodat e trajnimit për të ndihmuar në shmangien e lëndimeve, transmeton ORAinfo.

Bale u përjashtua nga kualifikimi i Kupës së Botës të Uellsit këtë muaj, pasi që ai pësoi edhe një lëndim të rëndë.

“Kur sheh Bale dhe ekzemplarin fizik, ai gjithmonë do të vendos trupin e tij nën presion”, tha Giggs për Sksports.

-Advertisement-

“Me lëndimet që ai ka pasur dhe në fazën e karrierës së tij, kjo është kur duhet të filloni ta adresoni,  kur të arrini në 20-at tuaj,  atëherë  duhet të filloni të bëni ndryshime”.

” Nuk mund të luani në pas 20-tave, ashtu siç keni bërë kur keni qenë 19 vjeç, por kjo përvojë do të thotë që truri juaj është më i shpejtë dhe mund të jeni më ekonomik edhe më efektiv. Prandaj Bale duhet të ketë kujdes në këtë drejtim”, ka deklaruar legjenda e Manchester United.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera