Sport

“Icardi është i lënduar”

Autori: Gazeta inFokus 16:29 | 05 October 2017

Trajneri i Argjentinës, Jorge Sampaoli, ka thënë se Dario Benedetto do të luajë nga minuta e parë, pasi Mauro Icardi, është duke u kuruar nga një dëmtim. 

Sergio Aguero po ashtu është lënduar pas një aksidenti me veturë, ndërsa sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain, vazhdon të injorohet nga trajneri.

“Ai [Icardi] ka ardhur me një problem fizik, që e ka të trashëguar që nga koha kur ishte në turne në Australia”.

-Advertisement-

“Ai në ditët e fundit është ndjerë jo mirë dhe ka pasur dhimbje në stërvitje”.

“Mund ta shohim Benedetton si numër 9 në ndeshje”, ka thënë trajneri i Argjentinës.

Argjentina do të luajë të premten në mëngjes me Perunë dhe fitorja është e domosdoshme.

Argjentinasit janë në pozitë të vështirë pasi mbajnë vendin e pestë dhe fitorja me Perunë do tu jepte qetësi.

Etiketa:
Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy