Lajme

Opozita zbulon emrin e deputetit të PS në Laç me të kaluar të dyshimtë në Itali

Autori: Gazeta inFokus 13:26 | 04 October 2017

Partia Demokratike i kërkoi prokurorisë të verifikojë figurën e Gjetan Gjetanit, deputetit socialist të Kurbinit, që sipas opozitës “ka një të shkuar kriminale në Itali”.

Sipas opozitës, kërkesa bëhet “kur pavarësisht fakteve të njohura botërisht, institucioni juaj nuk ka bërë verifikimin” thuhet në kërkesën e PD-së.

-Advertisement-

CV e Gjetan Gjetanit ne faqen zyrtare te PS

Gjetan Gjetani, lindur dhe banues në Milot, rrethi Kurbin, më 02.04.1982. Ai ka perfunduar studimet e larta në degën Juridik, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër. Nga periudha 16.08.2004 – 31.03.2008 ka ushtuar detyrën e punonjësit të policisë në Komisariatin Lezhë.

Nga periudha 06.06.2008 – 21.07.2009 ka ushtuar detyrën e punonjësit të policisë në IEVP Lezhë. Nga periudha 01.07.2011 – 04.11.2013 ka ushtuar profesionin e avokatit në Dhomën e Avokatisë Lezhë. Nga periudha 05.11.2013 dhe në vazhdim është në detyrën e përgjegjësit të ZVRPP Kurbin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera