Sport

Barcelona mbetet me të rinj, 16 yjet e klubit katalunas të ftuar nga Kombëtaret (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 14:29 | 02 October 2017

Gjiganti katalunas, Barcelona ka marrë fitoren e shtatë në po aq ndeshje në këtë fillim sezoni në La Liga.

Klubi katalunas triumfoi me rezultat të pastër 3-0 ndaj Las Palmas në një ndeshje ku u përfshi edhe politika.

Por pas asaj fitore, Barcelona ka mbetur pa 16 lojtarët e saj kryesor të cilët janë ftuar nëpër kombëtaret e tyre.

-Advertisement-

Vetëm në Kombëtaren e Spanjës për dy ndeshjet e radhës ndaj Shqipërisë dhe Izraelit janë grumbulluar tre lojtarë të Barcelonës, Gerard Pique, Sergio Busquets dhe Jordi Alba janë grumbulluar.

Me nga dy lojtarë vijnë Argjentina me Javier Mascheranon dhe Lionel Messin, Franca me Samuel Umtitin dhe Lucas Dignen si dhe Portugalia me Andre Gomesin dhe Nelson Semedon.

Kësisoj klubi kataluans është skuadra me më së shumti lojtarë të ftuar nga kombëtaret e ndryshme për datat 2 deri më 10 tetor.

Aktualisht trajneri Ernesto Valverde do të drejtojë vetëm lojtarët e rinj të klubit.

Të gjithë lojtarët e ftuar të Barcelonës nëpër Kombëtaret e tyre:

Spanja
Jordi Alba, Sergio Busquets, Gerard Pique

Franca
Samuel Umtiti, Lucas Digne

Portugalia
Andre Gomes, Nelson Semedo

Argjentina
Lionel Messi, Javier Mascherano

Gjermania
Marc Andre Ter Stegen

Kroacia
Ivan Rakitic

Holanda
Jasper Cillessen

Uruguai
Luis Suarez

Belgjika
Thomas Vermaelen

Turqia
Arda Turan

Brazili
Paulinho

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera