Ky është pozicionimi i klubeve katalanase për referendumin
Autori: Gazeta inFokus
16:45 | 29 September 2017
Për këtë të dielë – 1 tetor, është thirrur referendumi për të vendosur pavarësinë e Katalunisë.
Sportistë si Gerard Pique, Aleix Espargaro apo Kilian Jornet, tashmë janë pozicionuar në favor të këtij referendumi. Kjo është një çështje e ndjeshme, kështu që disa klube nuk kanë dashur të pozicionohen, duke thënë se “mos e përzieni sportin me politikën” .
Por, ka edhe mjaft skuadra tjera që nuk e shohin në atë këndvështrim dhe japin publikisht përkrahje për referendumin e së dielës.

Gazeta MARCA ka biseduar me klubet e Diviozinit të Parë, Divizionit të Dytë dhe Divizionit të Dytë B, për të ditur se cilat janë pozicionet e tyre në këtë çështje, transmeton IndeksOnline.

Në favor të referendumit, FC Barcelona ishte ndër klubet e para që mbështeti referendumin me një deklaratë të lëshuar më 20 shtator: “FC Barcelona, duke respektuar maksimalisht anëtarët e saj të ndryshëm, do të vazhdojë të mbështesë vullnetin e shumicës së popullsisë katalanase dhe do ta bëjë këtë në mënyrë civile, paqësore dhe shembullore”.
Një klub tjetër në Primera Divison si Girona, është ajo që ka qenë gjithashtu për referendum, me një deklaratë shumë të ngjashme me atë të Barcelonës: “Girona dëshiron të pozicionet në anën e vullnetit të qytetarëve të këtij që kanë të drejtë të shprehur lirinë e tyre demokratike duke ushtruar të drejtën e tyre për të vendosur” .
Sa i përket Divizionit të Dytë, ekipi Reus nuk ka lëshuar një komunikatë zyrtare në favor të referendumit, megjithatë ata e bëjnë të qartë “ndjenjën e ligjshme për katalunasit” .
Në Divizionin e Dytë B, gjendet një pjesë tjetër e klubeve në favorshme të referendumit. Presidenti i klubit Olot, Joan Agustin, ratifikon komunikimin e lëshuar nga klubi: “Të angazhuar historikisht për lirinë e shprehjes, të drejtën për të vendosur dhe mbrojtjen e demokracisë, ne do të vazhdojmë paqësisht me shumicën e popullsisë së Katalunisë” .

Llagostera, Sabadell dhe Lleida janë tre ekipet e tjera të Divizonit të Dytë B, që gjihashtu janë pozicionuar në favor të konsultimit dhe mbi të gjitha, lirisë së shprehjes së qytetarëve të Katalunisë.
Espanyoli është i vetmi klub që kanë vendosur për të mos marrë masa për këtë çështje. ” Eshte e domosdoshme të mbajmë Espanyolin dhe sportin larg politika. Pozicionet e mbushura me fjalë boshe janë të padobishme” , njoftuan ata në një deklaratë.
Gjatë një bisede tjetër me Nastic, Divizoni i Dytë , ata ishin të qartë: “Ne nuk përziejmë politikën me sportin. Tifozët tanë janë të lirë të mendojnë dhe të bëjnë atë se çfarë është më së miri” .
Dy klubet tjera që nuk kanë dashur të pozicionojnë veten nga Segunda B janë Cornella dhe Badalona.
Të parët thanë që: “Cornella nuk ka një masë civile aq të madhe sa të pozicionojë vetveten. Nuk e ka bërë atë që nga fillimi dhe për momentin nuk ka ndermend ta bëjë atë” .
Nga ana tjetër, Badalona nuk kanë lëshuar ndonjë komunikatë për referendumin.

T� tjera
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...




































