Ramos për Pique: Nuk bëri mirë me atë postim në “Twitter”
Autori: Gazeta inFokus
16:35 | 29 September 2017
Ramos nuk është i kënaqur me postimet e vazhdueshme provokuese të Piques në rrjetet sociale.
Qendërmbrojtësi i Barcelonës dhe përfaqësueses spanjolle, Gerard Pique, ka turbulluar sërish ujërat tek skuadra e Spanjës dhe e gjithë kjo ndodhi pikërisht disa ditë përpara ndeshjes mes përfaqësueses iberike me Kombëtaren shqiptare për eliminatoret e Botërorit 2018.
Futbollisti 30 vjeçar shfrytëzoi rrjetin social “Twitter” për të shprehur mbështetjen e tij për procesin e votimit në referendumin e pavarësisë që do të zhvillohet në Katalunja në 1 tetor.
“Që nga sot e deri të dielën të shprehemi në mënyrë paqësore. Të mos u lëmë asnjë shteg për të vepruar, pasi ata këtë duan”, tha Pique duke iu referuar autoriteteve qeveritare në Spanjë, “dhe do të këndojmë me zë të lartë dhe të fortë” një mesazh që u shoqërua edhe me hashtagun: “Do të votojmë”.
Postimi i mbrojtësit katalanas u komentua edhe nga kapiteni i përfaqësueses spanjolle, Sergio Ramos, me këtë të fundit që e kritikoi veprimin e Pique.
“Postimi në Twitter i Pique nuk është gjesti më i mirë për të evituar fërshëllimat e tifozëve”, tha Sergio Ramos, “nuk është gjë e mirë edhe për kombëtaren, megjithatë çdokush është i lirë të thotë që atë mendon”.
Sergio Ramos dhe Gerard Pique do të vihen në dispozicion të Lopeteguit ditën e hënë për ndeshjen e 6 tetorit me Kombëtaren shqiptare, ku Spanja mund të sigurojë kualifikimin direkt për në Botërorin e Rusisë në rast se fiton ndaj kuqezinjve.

T� tjera
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...



































