Sport

Reuters: Kinezët e Milanit kërkojnë investitorë të rinj

Autori: Gazeta inFokus 14:34 | 29 September 2017

Li Yonghong, pronar i Milanit, do të kërkojë investitorë të rinj për klubin. Kështu raporton agjensia e lajmeve “Reueters” , e cila ka burime shumë afër klubit.

“Do të ishte shumë më e lehtë për ta që të ndanin rrezikun financinar. Klubi humbi 75 milionë euro në vitin 2016 dhe llogaritë pritet të jenë ende të kuqe për të paktën një vit tjetër” , zbulon një nga burimet, të cilët kanë mbetur anonim.

Sipas burimit të dytë të agjencisë, në nga opsionet e pronës është që të përfshijë investitorë të rinj, duke përfshirë investitorët italianë, më herët se sa që pritje.

-Advertisement-

Në të njejtën kohë, stafi i Li Yonghong po punon për mundësinë e rifinancimit të borxhit me fondin amerikan Elliott.

Elliott i ka dhënë Li-së 180 euro në mars për të përfunduar marrëveshjen me Fininvestin, plus 128 milionë të tjera për të investuar në klub për të blerë lojtarë dhe për të shlyer borxhet me bankat. Këto kredi, të cilat kanë një normë mesatare të interesit prej vetëm nën 10% , do të duhet të paguhen deri në tetor 2018.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera