Sport

Kështu u përgjigj Ancelotti para ndeshjes për shkarkimin e mundshëm nëse Bayerni humb nga PSG-ja

Autori: Gazeta inFokus 16:35 | 28 September 2017

Carlo Ancelotti është shkarkuar nga posti i menaxherit të Bayern Munich.

Ka përfunduar aventura e Carlo Ancelottit me Bayern Munich.

Trajneri italian u shkarkuar një ditë pas humbjes në Ligën e Kampionëve nga PSG-ja, teksa ishte ndeshja e dytë që Bayerni nuk siguron fitore.

-Advertisement-

Përveç kësaj, kampionët e Gjermanisë nuk e kanë nisur mirë sezonin që gjenden në pozitën e tretë në renditje dhe gjitha këto rezultuan me vetëm një fajtor, Carlo Ancelottin.

Por, një ditë para ndeshjes me PSG-në, ish trajneri i Realit ishte i sigurt se humbja ndaj francezëve nuk do t’i kushtojë me shkarkim, por në fund italiani ka mbetur pa punë.

“A është puna juaj në rrezik nëse humbisni ndaj PSG-së? Nuk mendoj kështu”, u përgjigj Ancelotti.

Bayerni pritet ta emërojë shumë shpejt trajnerin e ri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera