Lajme

Vlerësohet bashkëpunimi policor Kosovë-Maqedoni

Autori: Gazeta inFokus 15:04 | 28 September 2017

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, priti në takim ambasadorin e Republikës së Maqedonisë në Kosovë, Ilija Strashevski, njofton kumtesa ministrore.

Në këtë takim u bisedua për çështjet me interes të përbashkët në mes të dy shteteve, në veçanti në fushën e sigurisë.

Të dy bashkëbiseduesit e vlerësuan lartë bashkëpunimin në mes të Policisë së Kosovës dhe asaj maqedonase në pikat e kalimit kufitar.

-Advertisement-

Ambasadori Strashevski me këtë rast ka shprehur gatishmërinë e shtetit të tij, për të vazhduar dhe thelluar më tej bashkëpunimin me Kosovën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera