Sport

Skuadrat që kanë pranuar më së paku gola në top pesë ligat evropiane deri më tani në sezonin 2017/18 (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 13:22 | 25 September 2017

Top pesë ligat evropiane janë në javën e gjashtë, në përjashtim të Ligue 1 që ka zhvilluar një xhiro më shumë.

Disa skuadra kanë befasuar me paraqitjen e mirë, posaçërisht në fazën mbrojtëse.

Skuadra që ka pranuar më së paku gola është Borussia Dortmundi në Bundesliga. Gjermanët kanë pranuar vetëm një gol dhe atë në fitoren 5-1 ndaj Borussia Monchengladbac.

-Advertisement-

Trajneri Peter Bosz dhe skuadra e tij prijnë në tabelë me 16 pikë, dy më shumë se Hoffenheimi.

Pastaj renditet Interi me dy gola të pranuar (1-3 ndaj Romës, 1-1 ndaj Bolognas).

Dy gola kanë pranuar edhe Barcelona, Hannoveri dhe Manchester City e Unitedi.

Ndeshja e ardhshme e BVB është ndaj Augsburgut, i cili renditet në pozitën e pestë.

Mbrojta e klubit gjerman është e ndërtuar zakonisht nga Sokratis, Omer Toprak, Jeremy Toljan, Lukaz Piszczek dhe Marc Barta. /Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera