Sport

Schumacher pranë transferimit në Amerikë për mjekim më të specializuar

Autori: Gazeta inFokus 16:15 | 22 September 2017

Michael Schumacher mund të dërgohet në Amerikë për të marrë një trajtim më të specializuar, pas aksidentit të pësuar gjatë kohës që bënte ski, në dhjetor të 2013-ës.

Gjendja shëndetësore e legjendës së Formula 1 është mbajtur sekrete gjatë gjithë kësaj periudhe, pasi familjarët e 48-vjeçarit kanë vendosur një heshtje në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore. Schumacher pësoi dëmtim në tru, pasi u rrëzua teksa po bënte ski.

E përditshmja gjermane “Bravo” shkruan se piloti gjerman është ende i dobët fizikisht, ndaj stafi mjekësor që e ndjek po mendon ta transferojë në Amerikë për një mjekim më të specializuar. 7 herë kampioni i botës në Formula 1 ka një fermë në Dallas dhe mjekët mendojnë se një transferim në Teksas mund ta ndihmojë për të rikuperuar më shpejt. Doktor Mark Meeks tha: “Ne kemi shumë përvojë me raste të tilla, ndërkohë që nuk ka asnjë klinikë në Europë që merret më raste të tilla si ne”.

-Advertisement-

Gjithsesi, ende asgjë nuk është e sigurt në lidhje me të ardhmen e pilotit dhe nëse ai do të transferohet në Amerikë për të vijuar fazën rehabilituese. Pas operacionit të spitalin francez të Grenoble, piloti gjerman u transferua në shtëpinë e tij private në Lozanë të Zvicrës, ku kurohet nga një staf i ngushtë dhe i besuar mjekësor.

Etiketa:
VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy