Sport

Ende nuk ka marrëveshje mes Can dhe Liverpoolit

Autori: Gazeta inFokus 16:57 | 20 September 2017

Emre Can që është lojtar që preferohet nga Juventusi ende nuk e ka vazhduar  kontratën me Liverpoolin, pasi nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët për klauzolën.  

Gjermani ka pasur shumë oferta nga Juventusi që kanë tentuar dy apo tri herë që të nënshkruajnë me të.

Reds janë shumë të interesuar ta mbajnë lojtarin në klub, por problemi mbetet klauzola në kontratën e tij.

-Advertisement-

Sipas The Sun, Liverpooli është i gatshëm ta bëjë prej lojtarëve më të paguar në klub, por agjenti i lojtari ka kërkuar një klauzolë më të ulët se sa që kërkon klubi.

Kjo shton mundësinë që lojtari të mos vazhdojë me klubin nga Affield dhe i hap derën Zonjës së Vjetër për një arritje të marrëveshjes me lojtarin me kosto zero.

Can ka kaluar te Liverpooli në vitin 2014 te Liverpooli nga Bayern Munich.

Ai ka bërë karrierë edhe te Bayer Leverkusen ku ishte si huazimin nga gjigantët bavarez.

Lojtari me prejardhje turke ka luajtur mbi 100 ndeshje me fanellën e kuqe, ndërsa është edhe pjesë e Kombëtares gjermane.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera