Sport

Arsyeja e çuditshme pse Klopp e zëvendësoi Coutinhon në ndeshjen Leicester City – Liverpool

Autori: Gazeta inFokus 14:27 | 20 September 2017
“The Sun” shkruan se zëvendësimi i tij pas 45 minutave lojë ndaj Leicester Cityt ishte vendim nga Klopp për ta pushuar para duelit me po të njëjtin kundërshtar në Premierligë, të shtunën”.
Philippe Coutinho ishte në formë aq të mirë sa që menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp vendosi ta zëvendësojë pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes ndaj Leicester Cityt në Carabao Cup.

Ylli brazilian kishte paraqitur kërkesë për largim nga klubi gjatë afatit kalimtar të verës.

Por, “Reds” refuzuan shitjen e tij te Barcelona.

“The Sun” shkruan se zëvendësimi i tij pas 45 minutave lojë ndaj Leicester Cityt ishte vendim nga Klopp për ta pushuar para duelit me po të njëjtin kundërshtar në Premierligë, të shtunën, përcjell “lajmi.net”.

-Advertisement-

Vendimi po ashtu tregon se ku qëndron prioriteti i Liverpoolit, duke e ruajtur brazilianin për xhiron e radhës në Premierligë. /Lajmi.net/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera