Sulmi në Londër, shkon në 5 numri i të arrestuarve
Autori: Gazeta inFokus
11:40 | 20 Shtator 2017
Jehona e sulmit terrorist në stacionin e metrosë në Londër, të premten e kaluar, duket se është shuar, por jo përpjekjet e policisë për gjetjen e autorit apo autorëve të saj.
Dy persona të tjerë janë arrestuar në Uellsin jugor këtë të martë, duke e çuar numrin total të të ndaluarve në 5.
Të arrestuarit janë një 48-vjeçar dhe një 30-vjeçar, të cilëve u janë vënë prangat në orët e para të mëngjesit të sotëm bazuar në Aktin e Terrorizmit, pas kërkimeve në një adresë të caktuar në Newport.
Ndërkohë, kërkime po zhvillohen edhe në dy adresa të tjera. Plot 30 persona u plagosën kur një bombë artizanale shpërtheu pjesërisht brenda një treni në stacionin “Parsons Green” në orët e pikut të lëvizjes së njerëzve.
Mes të arrestuarve të tjerë janë edhe një 25-vjeçar nga Newport, një 18-vjeçar nga Doveri dhe një 21-vjeçar nga Hounslow, në perëndim të Londrës.
Komandanti Dean Haydon, kreu i njësisë antiterrorizëm në Policinë Metropolitane, tha se hetimi vijon të jetë me ritme të shpejta.
“Kemi pasur shumë aktivitete dinamike që prej sulmit të së premtes. Detektivët janë duke zhvilluar hetime të zgjeruara, për të përcaktuar të gjitha faktet që fshihen pas atij sulmi”, deklaroi ai. Kërkime po zhvillohen edhe në dy adresa në Surrey, që priten të zgjasin për disa ditë.

T� tjera
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...
-
Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati
Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të ...
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, më 26 tetor, me fillim nga ...
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...





























