Sport

Çka po ndodh të Milan?

Autori: Gazeta inFokus 10:30 | 20 September 2017

Vincenzo Montella pritet të bëjë një ndryshim të ri në formacionin e Milanit.

Trajneri i Milanit, Vincenzo Montella pritet të bëjë një ndryshim të ri në formacion për ndeshjen e sotme ndaj SPAL.

Mediat italiane raportojnë se strategu i “Rossonerëve” dëshiron ta fillojë takimin me më shumë fantazi në ekip.

-Advertisement-

E për ta bërë këtë ai është i gatshëm të inkuadrojë në lojë nga minuta e parë përforcimin e ri Hakan Calhanoglu së bashku me Jack Bonaventura, përcjell lajmi.

Dyshja luajti me sukses së bashku në fitoren ndaj Austrisë së Vjenës në Europa League e tani ka ardhur koha të kombinohen edhe në Serie A.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera