Lajme

Sekuestrohen 42 kg kanabis, pranga 41-vjeçarit

Autori: Gazeta inFokus 09:21 | 20 September 2017

Rreth 42 kilogramë lëndë narkotike janë sekuestruar në Memaliaj, si dhe është arrestuar personi të cilit iu gjet në banesë sasia e drogës.

Në njoftimin për shtyp të policisë thuhet: “Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, gjithashtu dhe në vijim të kontrollit të territorit, si dhe mbi bazë të informacioneve të marra në rrugë policore se në banesën e shtetasit Spartak Caca, në fshatin Xhafaj, Memaliaj kishte lëndë narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë në bashkëpunim me specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër kanë organizuar punën për goditjen e këtij rasti.

Si rezultat, shtetasi i mësipërm u kap në flagrancë nga shërbimet e policisë duke zhvendosur 7 pako me lëndë të dyshuar narkotike në oborrin e banesës së tij në fshatin Xhafaj, Memaliaj.  Pesha totale e lëndës ishte 42 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

-Advertisement-

Nga specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit : Spartak Caca, 41 vjeç, banues në fshatin Xhafaj, Memaliaj.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera