Sport

“Kroos u largua nga Bayerni sepse i thanë se nuk është top lojtar”

Autori: Gazeta inFokus 16:01 | 19 September 2017

Shoku i ngushtë i Kroos ka zbuluar të vërtetën e largimit të gjermanit nga Bayern Munich.

Toni Kroos u largua nga Bayern Munich në vitin 2014 për 25 milionë euro.

Që nga atëherë, Kroos ka qenë shtylla e mesfushës së Real Madridit, që sot vlerësohet një ndër mesfushorët më të mirët në botë.

Por, kështu nuk mendonte Bayern Munich atë kohë. Një gjë të tillë e konfirmon shoku i ngushtë i Kroos, Stefan Reinartz, sipas të cilit, ai u largua sepse i “thanë se nuk është lojtar i klasit botëror”.

-Advertisement-

Reinartz, gjithë fajin për largimin e gjermanit ia ka hedh Karl-Heinz Rummenigges, teksa tregoi se Pep Guardiola u mundua ta bindë që të qëndrojë në “Allianz Arena”.

“Kroos është shok i imi dhe do të jetë gjithmonë shok i mrekullueshëm. Largimi i tij ka të bëjë me paratë. Bayerni i ofroi Kroosit kontratë të re dhe ai e dinte se sa përfitonte në vit Mario Gotze, që është i të njëjtës moshë”, u shpreh ai.

“Bayerni nuk dëshironte ta paguajë Kroosin më shumë se 10 milionë euro dhe Rummenigge i kishte treguar arsyen se nuk mund ta bëjnë atë sepse nuk konsiderohet lojtar i klasit botëror. Kroos u irritua për këtë sepse e dinte çfarë lojtari është dhe aty përfundoi gjithçka mes tij e Bayernit”.

Ish lojtari i Leverkusen tregon se Guardiola bëri gjithçka që është e mundur vetëm për ta mbajtur Kroosin te Bayern.

“Guardiola u nervozua me situatën e krijuar dhe tentoi të bëjë gjithçka që Kroos të vazhdojë me Bayernin, por tashmë vendimi i Tonit ishte i pakthyeshëm”, përfundoi Reinartz. /Gazeta Express/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera