Lajme

Presidenti: Gjuha nxitëse kundër Izraelit e papranueshme

Autori: Gazeta inFokus 15:12 | 19 September 2017

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dënon gjuhën nxitëse kundër popullit dhe shtetit të Izraelit dhe thotë se deklaratat e tilla janë të papranueshme. Ky reagim i presidentit vjen pas deklaratave të bëra nga kandidati për kryetar të Rahovecit Visar Korenica nga Vetëvendosje, i cili kërkoi shfarosjen e Izraelit. Për këtë situatë ka reaguar edhe ambasada e Izraelit, sikurse edhe Qeveria e Kosovës.

Presidenti Thaçi, duke e cilësuar këtë veprim në kundërshtim më traditën dhe kulturën tonë, u ka bërë thirrje të gjithëve që të distancohen nga gjuha e urrejtjes.

Njoftimi i plotë i Presidentit Thaçi:

-Advertisement-

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, dënon gjuhën e nxitëse kundër popullit dhe shtetit të Izraelit

Me këtë rast presidenti Thaçi ka thënë se deklaratat e tilla janë të papranueshme, “Deklaratat në baza etnike, fetare dhe kulturore, të drejtuara kundër popullit dhe shtetit të Izraelit, i cili ka mbështetur Kosovën në të gjitha periudhat, janë te papranueshme”.

Presidenti Thaçi, duke e cilësuar këtë veprim në kundërshtim më traditën dhe kulturën tonë, u ka bërë thirrje të gjithëve që të distancohen nga gjuha e urrejtjes.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera