Deklaratës së ish – trajnerit të Trepçës ’89, Zekirija Ramadanit, se kryesia e klubit i ka sjellë përforcimet i është përgjigjur kryetari i 89-shit, Abedin Zeka, i cili në një intervistë për Sportin në KTV, e ka pohuar se e kishte shkarkuar Ramadanin në zhveshtore si dhe ka mohuar se transferimet i ka bërë vetëm kryesia.
Madje, Zeka zbulon se disa nga transferimet i kanë dalë kundër trajnerit, i cili u shkarkua pas dy humbjeve në katër ndeshjet e para të kampionatit, pavarësisht që kishte edhe dy fitore.