Lajme

Hamza kërkon ndihmën e BB për energjinë

Autori: Gazeta inFokus 14:45 | 18 September 2017

Ministri i Financave, Bedri Hamza ka pritur sot në takim shefin e Bankës Botërore në Kosovë, Marco Mantovanelli, ku diskutuan për vazhdimin e bashkëpunimit, në veçanti për implementimin e projekteve në Kosovë të cilat financohen nga Banka Botërore.

Me këtë rast, ministri Hamza vlerësoi lartë kontributin e Bankës Botërore për zhvillimin ekonomik të Kosovës, në veçanti në fushën e energjisë dhe zhvillimin e sektorit privat.

Sipas një komunikate të MF-së, në takim u diskutua për projektet që do të mbështeten në bazë të kornizës së partneritetit strategjik.

-Advertisement-

Ministri Hamza shprehi gatishmërinë për të bashkërenduar bashkëpunimin në sektorin e energjisë dhe mbështetjes së drejtpërdrejtë të zhvillimit të Kosovës.

“Që të dy u zotuan për të mbështetur projektet në sektorin e shëndetësisë dhe arsimit në kuadër të prioriteteve të Qeverisë”, thuhet në komunikatë.

Ndërsa, shefi i BB-së në Kosovë, Marco Mantovanelli duke uruar ministrin Hamza për pozitën e re, i shprehi gatishmërinë e tij dhe të Bankës Botërore për të vazhduar bashkëpunimin me Qeverinë e Republikës Kosovës, në veçanti në përshpejtimin e përgjigjeve të bankës në realizim më efikas të projekteve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera