Sport

“AKP po rrezikon të ardhmen e Sigal Prishtinës”

Autori: Gazeta inFokus 10:02 | 17 September 2017
Klubi basketbollistik “Sigal Prishtina”, që kishte paraparë të mbante ndeshjet për kualifikime në Champions League, nuk do t’i realizoj ato ngaqë në sallën e sporteve në Pallatin e Rinisë do të mbahet Kampionati Evropian në Peshëngritje.
Kjo me vendim të Agjensionit Kosovar të Privatizimit, i cili menaxhon Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve.

E ketë vendim po e kundërshtojnë nga klubi “Sigal Prishtina”, drejtori i të cilit, Florian Miftari, ka thënë që kjo edhe mund të rrezikoj të ardhmen e këtij klubi.

“Ne ishim nismëtar që të investojmë në këtë palestër, vetëm që të përmbushen kushtet që të luhet basketbolli në nivelin më të lartë. Ndërsa tash dëgjojmë që këtu do të mbahet një kampionat evropian për peshëngritje. Kjo rrezikon të ardhmen e klubit, ngaqë për shkak të neglizhencës vihet në pikëpyetje zhvillimi i ndeshjes për kualifikim në Champions League. Pasojat janë të mëdha, mund edhe të përjashtohemi nga Liga e Kampioneve” ka thënë Florian Miftari.

Tutje ai ka shtuar që palestra mund të dëmtohet në qoftë se ajo përdoret për peshëngritje, përderisa ka potencuar që ka kontaktuar me akterët kryesor për këtë çështje mirëpo, sipas tij, vullneti është shumë i vogël për të gjetur një zgjidhje.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera