Rozë

Nëna vazhdon t’i shkruajë djalit të vdekur, por një ditë merr përgjigje

Autori: Gazeta inFokus 13:49 | 15 September 2017

Carole Adler është një nënë që ka përjetuar humbjen e djalit të saj Taylor, i cili vdiq gjatë një aksident rrugor, në krye të detyrës. Taylor ishte një punonjës policie, profesion që e kishte ëndërruar që në adoleshencë. Pavarësisht humbjes së djalit, Carole nuk arrinte që të pranonte realitetin. Ajo vazhdonte t’i shkruante mesazhe dashurie të birit në numrin e tij të telefonit.

Mesazhet kishin përmbajtje prekëse dhe me plot dashuri. Për shumë kohë, mesazhet nuk morën një përgjigje, sepse natyrisht që askush nuk mund tu përgjigjej. Ata ishin thjeshtë një mënyrë për të mbajtur gjallë lidhjen e humbur dhe për të ngushëlluar nënën që pësoi humbjen e të birit.

Por një ditë diçka e pabesueshme ndodhi: dikush iu përgjigj mesazheve nga i njëjti numër. Numri i Taylor i ishte dorëzuar rastësisht një agjenti tjetër policie, që luajti një rol shumë të rëndësishëm në këtë çështje. Përdoruesi i ri i numrit të telefonit ishte në fakt rreshteri Kell Hulsey i Departamentit të Policisë në Greeley. Ai ishte një polic veteran, ekzaktësisht ajo që Taylor dëshironte që të bëhej në jetë: Një punonjës policie kurajoz.

-Advertisement-

Rreshteri nuk donte që tu përgjigjej më parë mesazheve, për të mos fyer ndjenjat e Carole. Në një momenti, iu përgjigj thjeshtë për t’i thënë gruas se mesazhet nuk po i shkonin personit që ajo dëshironte. Por pikërisht këtu, rreshteri gaboi: Hulsey në fakt mishëronte aspiratat e Taylor, që në të ardhmen dëshironte të bëhej një rreshter.

Shumë vite më parë Hulsey ishte një Kadet, pikërisht si Taylor. Rreshteri kërkoi që të ndërronte numrin e telefonit, por ishte Carole ajo që i kërkoi të mos e bënte një gjë të tillë. Bisedat e tyre vazhduan, dhe shërbyen në një farë mënyrë që Carole të kalonte depresionin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera