Lajme

Edhe në Maqedoni shënohet manifestimi “Ditët evropiane të trashëgimisë kulturore”

Autori: Gazeta inFokus 21:39 | 14 September 2017

Me temën e përbashkët “Natyra dhe trashëgimia kulturore”, më shumë se tridhjetë shtete evropiane do të bashkangjiten në shënimin e manifestimit kulturor “Ditët evropiane të trashëgimisë kulturore”, që në Republikën e Maqedonisë do të mbahen në temën “Uji-dhuratë e natyrës”, nga 15 deri më 22 shtatori, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Galeria kombëtare e Maqedonisë do të realizojë ngjarje në suaza të kësaj nisme evropiane dhe do të marrë pjesë në këtë manifestim me ekspozitën tematike “Dokumente urbane: pejsazh-qytet-zonë”, në hapësirën Stacioni i vogël, duke filluar më 20 shtator në ora 12, ku pritet të marrë fjalën edhe drejtorja e GKM, Dita Starova Qerimi.

Projekti është planifikuar sipas prioriteteve të cilat nxisin organizim dhe prezantim të projekteve hulumtuese dhe ekspozitave të cilat shfaqin dukuri dhe tendenca historike, problematike, tematike, stilistike dhe interpretime të vazhdueshme të artit figurativ bashkëkohor botëror dhe të Maqedonisë, si dhe të arkitekturës dhe dizajnit. Në ekspozitë do të prezantohen rreth 60 vepra figurative, nga koleksioni kombëtar dhe ndërkombëtar.

-Advertisement-

Shënimi i “Ditëve evropiane të trashëgimisë kulturore” ka filluar në shtator të vitit 1991, me nismë të Këshillit të Evropës me mbështetje të Bashkimit Evropian, ku në fillim aktivitetet e këtij manifestimi janë realizuar vetëm në disa shtete, tanimë një dekadë, pjesëmarrës janë të gjitha shtetet evropiane./Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera