Lajme

Zemaj me dëshmi që e lidh familjen Rikalo me grupet paramilitare (Foto/Video)

Autori: Gazeta inFokus 21:27 | 14 September 2017

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, thotë se LDK ka reaguar ndaj ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikalo, i cili, sipas tij, ka qenë pjesëtar i forcave paramilitare serbe.

“Kjo s’ka te bëj me etni. Duhet të respektohet ligji që njerëzit me të kaluar kriminale mos të jenë në poste udhëheqëse”, ka thëne Zemaj, në “Rrokum Roll” të TV Rrokum.

-Advertisement-

Deputeti Zemaj e ka prezantuar një foto në të cilën dyshohet se është vëllai i ministrit të Bujqësisë, i veshur me uniformë paramilitare.

Ai më tej ka theksuar se, kryeministri nuk do të mund ta mbulojë këtë të keqe.

“Bëjmë thirrje që Prokuroria ta hetojë këtë rast”, ka shtuar Zemaj, duke thënë edhe se qytetarët i njohin këta për të kaluarën e tyre./Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera