Sport

Sqarohet Ribery pas gjestit të turpshëm (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 19:06 | 14 September 2017

Futbollisti i Bayern Munichut, Franck Ribery nuk ka qenë i lumtur kur është zëvendësuar në ndeshjen ndaj Anderlechtit në Ligën e kampionëve Ai pas zëvendësimit ka hequr fanellën dhe e ka gjuajtur në zhveshtore, duke bërë që…

Futbollisti i Bayern Munichut, Franck Ribery nuk ka qenë i lumtur kur është zëvendësuar në ndeshjen ndaj Anderlechtit në Ligën e kampionëve

Ai pas zëvendësimit ka hequr fanellën dhe e ka gjuajtur në zhveshtore, duke bërë që të reagonte edhe Drejtori Sportiv, Salihamidzic.

Francezi është arsyetuar duke thënë se gjithnjë ka dhënë gjithçka për Bayernin dhe se dëshiron të luaj në çdo ndeshje.

-Advertisement-

“Kam qenë gjithmonë një ndër lojtarët më besnikë të klubit. I respektoj tifozët dhe klubin që dua. Incidenti me bluzën nuk ka të bëje me mungesë respekti ndaj klubit sikurse po akuzohem lart e poshtë nga njerëzit. Për këtë bluzë kam dhënë çdo gjë timen për më shumë se 10 vite dhe nga kjo bluzë kam fituar shumë. Për sa kohë do të jem në fushë do të vazhdoj të mbroj ngjyrat e klubit tim, por ka njerëz që nuk e kuptojnë ç’do të thotë të duash një klub.

Unë, Franck Ribery, dua të luaj çdo ndeshje me gjithë pasionin tim dhe të bëj tifozët të lumtur kudo ndodhën. Me ndihmën dhe dashurinë e tyre do të vazhdojmë të shkruajmë historinë. MIA SAN MIA”, shkruan Ribery në Instagram. /Express/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera