FSHF vjen me një skandal të ri
Autori: Gazeta inFokus
17:21 | 14 September 2017
Gazeta “Panorama Sport” arriti të siguronte ndarjen e ekipeve në dy grupe ku ashtu si një sezon më parë, ishin nga 13 skuadra në çdo grup. Gazeta mëson se ka pasur diskutime të shumta në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv, ku është kërkuar përfshirja edhe e disa klubeve të tjera, ndër to edhe Skrapari.
STRATEGJIA
Në një situatë të tillë, drejtuesit e FSHF-së kanë lënë gjithçka të hapur për sa i përket mundësisë së shtimit të ekipeve për sezonin e ardhshëm. Ky është edhe qëllimi se pse Federata ka fshehur ndarjen e skuadrave në grupe. Një strategji që ka lidhje edhe me zgjedhjet për kreun e FSHF-së vitin e ardhshëm.
Çdo klub ka të drejtën e një vote në zgjedhje dhe nuk përjashtohet mundësia që kreu aktual i Federatës, Armand Duka, ta përdorë këtë çështje për fushatën e vitit të ardhshëm. Duke favorizuar klube të ndryshme që përfshin në kampionat edhe në mënyrë të padrejtë, në këtë mënyrë votat për zgjedhjet e ardhshme janë të sigurta.
SKANDALI
Por, në institucionin që drejton dhe menaxhon futbollin shqiptar, rregullorja respektohet sipas dëshirës. Një sezon më parë u bënë pjesë e Kategorisë së Dytë dy skuadra, Këlcyra dhe Maliqi, për të cilat nuk u respektua asnjë rregullore, por gjithçka ishte një dhuratë e FSHF-së.
Sipas rregullores, klubet në Shqipëri e nisin gjithçka nga Kategoria e Tretë për t’u ngjitur në të Dytën dhe kështu me radhë. Por, as Maliqi dhe as Këlcyra nuk morën pjesë në Kategorinë e Tretë një vit më parë, por u përfshinë menjëherë në të Dytën. Një shkelje e hapur e rregullores. Gjithçka në kuadër të strategjisë për sa u përket zgjedhjeve të ardhshme ku çdo votë vlen shumë.
SEZONI I RI
Në kampionatin e ardhshëm, janë lënë jashtë skuadra si Skrapari, Kevitani apo ndonjë tjetër, raporton Panorama. Klubi i Kevitanit ka nisur prej disa ditësh punën, në një kohë që investimi është serioz. Gjithashtu, skuadra çorovodase është renditur në vendin e fundit në përfundim të kampionatit të kaluar dhe sipas rregullores duhet të luajë në Kategorinë e Tretë.
Po pse nuk është respektuar rregullorja edhe në vitet e kaluara kur Skrapari është renditur i fundit, por ka marrë pjesë në kampionatin pasardhës?! Në Federatë, rregulloret vetëm shkruhen, renditen dhe publikohen, por respektohen rrallë.
Edhe pse është mesi i shtatorit, Federata ende nuk ka publikuar ndarjen e grupeve dhe as kalendarin. Në një kohë që mban peng shumë klube që u bëhen ndere dhe më pas kërkohet “shpërblimi”. Futbolli në mjerim…

T� tjera
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viktimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...































