Serbët nuk duan të hapet ura e Ibrit
Autori: Gazeta inFokus
08:59 | 13 September 2017
Shumica e të rinjve serbë nuk e përkrahin hapjen e urës mbi lumin Ibër, në Mitrovicë, për qarkullim e automjeteve derisa e kundërta ndodh me të rinjtë shqiptarë të asaj pjese.
Sipas një ankete të realizuar nga Qendra për Zgjidhje Alternative të Kontesteve në veri të Mitrovicës, 88 për qind e të rinjve serbë janë shprehur kundër hapjes së urës derisa vetëm 12 për qind mendojnë se ura duhet të hapet për qarkullim të automjeteve dhe të këmbësorëve.
Në anën tjetër, 65 për qind e të rinjve shqiptarë të anketuar nga Qendra për Zgjidhje Alternative të Kontesteve në veri të Mitrovicës mendojnë se ura duhet të hapet për qarkullim të automjeteve dhe të këmbësorëve.
Në një tryezë të mbajtur në veri të Mitrovicës, në të cilën janë prezantuar rezultatet e hulumtimit, të cilin e kanë organizuar “Radio Kontakt Plus” dhe Qendra për Zgjidhje Alternative të Kontesteve – Qendra për Ndërmjetësim në Mitrovicë, në kuadër të projektit “Përtej urës, simbolika, liria e lëvizjes dhe siguria”, është thënë se vetëm 12 për qind e të rinjve serbë mendojnë se ura duhet të hapet për qarkullim të njerëzve dhe të automjeteve.
Disa nga pjesëmarrësit në tryezën e organizuar në veri të Mitrovicës e kanë arsyetuar qëndrimin e të rinjve serbë me problemet e shumta të sigurisë, të cilat siç kanë thënë ata, “kanë ndodhur me qindra raste (incidente) që kanë rrezikuar jetën e serbëve dhe pasurinë e tyre”. Në anketën e Qendrës për Zgjidhje Alternative të Kontesteve në veri të Mitrovicës, e cila është realizuar edhe në veri të qytet dhe në jug të tij, janë përfshirë 800 të rinj të të dy komuniteteve, serb e shqiptar, në jug dhe në veri të Mitrovicës.
Përfaqësuesi i Qendrës për Zgjidhje Alternative të Kontesteve, Llazar Rakiq, ka konstatuar se vetëm 12 për qind e të rinjve serbë të moshave prej 16 deri 25 vjeç mendojnë se ura kryesore e Ibrit në Mitrovicë duhet të hapet për qarkullim të automjeteve dhe të këmbësorëve.
“Në anën tjetër, 65 për qind e të rinjve shqiptarë mendojnë se ura kryesore e Ibrit duhet të hapet për qarkullim të automjeteve dhe të njerëzve”, ka thënë Rakiq, duke sqaruar se hulumtimi është kryer në maj e në qershor dhe janë anketuar 800 të rinj serbë dhe shqiptarë të veriut dhe të jugut të Mitrovicës. Duke i komentuar rezultatet e hulumtimit, Stefan Velkoviq, ka vlerësuar se kërcënimi i vazhdueshëm ndaj serbëve ka qenë arsyeja pse të rinjtë serbë nuk e dëshirojnë të hapet ura e Ibrit.
“Njerëzit janë të frikësuar sepse deri më tani ka pasur me qindra, nëse jo edhe me mijëra raste kur jeta e tyre dhe pasuria u është rrezikuar”, ka thënë ai, ndërkaq Milivoje Rajçeviq është shprehur se nuk ka fare nevojë që të përmendet ura kryesore e Ibrit.
“Askush nuk po flet për sigurinë në urë, askush nuk flet për atë se çfarë do të sjellë hapja e urës. Rrënjët e problemeve ekzistojnë, ndarja e Mitrovicës është e qartë”, ka thënë ai.
Në tryezë është thënë mes tjerash se këto rezultate janë produkt i një pasqyre mediale që është krijuar gati dy dekada, por edhe i frikës për ekzistencë dhe luhatjes së besimit në mes të dy komuniteteve.
Rezultatet e këtij hulumtimi, sipas organizatorëve, do të përfshihen në dokumentin përfundimtar të Qendrës për Zgjidhje Alternative të Kontesteve./Zeri.

T� tjera
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...




























