Viti 2014: Kur Lista Srpska vononte votimin e Qeverisë Mustafa për shkak të konsultimeve në Rashkë
Autori: Gazeta inFokus 14:04 | 10 September 2017
Lista Sprska, jo vetëm këtë herë, por, edhe kur ishte ndërtuar Qeveria PDK-LDK, kishte qenë faktor për ndërtimin e institucioneve. Atëkohë, Adem Grabovci e Ismet Beqiri kishin kërkuar të shtynin për 24 orë votimin e Qeverisë për shkak se në parlament nuk ishin deputetët serbë. Situatë e njëjtë ishte edhe të shtunën kur votimi i Qeverisë u shty për disa orë pasi deputetët serbë ishin duke u kthyer nga Beogradi.
Deputetët e Listës Srpska, më 8 dhjetor të vitit 2014, ia patën shtyrë për 24 orë votimin e Qeverisë së Isa Mustafës.
Seanca e nisur më 8 dhjetor ishte shtyrë një ditë më vonë. Qeveria ishte votuar më datën 9 të muajit të fundit të 2014’tës.
Atëkohë, deputetët serbë kishin kërkuar disa pozita në AKI e FSK dhe nuk iu kishin plotësuar. Si pasojë e kësaj, kishin vendosur të mos shkonin fare në Parlament.
Edhe pse Isa Mustafa kishte prezantuar kabinetin dhe planin e Qeverisë, Ismet Beqiri i LDK’së e Adem Grabovci i PDK’së kishin kërkuar nga deputetët të shtynin seancën për një ditë tjetër. Kërkesa tyre ishte aprovuar me 69 vota për dhe të nesërmen ishin paraqitur edhe deputetët e Listës Sprksa.
Situatë e ngjashme ka ndodhur edhe të shtunën kur është votuar Qeveria e Ramush Haradinajt. Kësaj radhe, deputetët serbë kanë shtyrë për disa orë votimin e Qeverisë për shkak se ndodheshin në Beograd për t’u konsultuar lidhur me formimin e Qeverisë.
Zyrtarë të LDK’së disa herë e kanë përsëritur se Qeveria e Haradianjt është e kthyer dhe e kushtëzuar nga Beogradi.
Ndërkaq, një deputet i NSIMA’s tha se LDK kishte kthyer edhe b… kah Begradi.
Të tjera
-
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit
Nesër nga ora 11:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. E në rend dite ka...
-
Në janar do të hapet tenderi për tunelin Kosovë-Maqedoni e Veriut
Nga qeveria e Maqedonisë së Veriut kanë thënë se në janar 2025 do të hapet te...
-
Arifi: Kanë filluar pipat e propagandës elektorale të LVV nëpër rrjete sociale
Ish-diplomati Avni Arifi, parashikon se Vetëvendosja do të zvhillojë fushatë ...
-
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas sondazheve
Kandidati i Partisë Social-Demokrate për president të Rumanisë, Marcel Ciolac...
-
Gërvalla nderon heronjtë, Sabahate Tolaj dhe Isuf Haklaj në 21 vjetorin e vrasjes së tyre
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka përkujtuar zyrtarët e poli...
-
Hoxhaj nesër nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa”
Nesër pritet që nënkryetarit të Kuvendit Enver Hoxhaj, t’i jepet titulli “Doc...
-
Qalaj thotë se në veri po hyjnë armë nga Serbia
Për tri ditë radhazi Policia e Kosovës në aksionet e saj në Zveçan, Zubin Pot...
-
Skandaloze: Shkëlzen Gashi i quan mediat organizata kriminale, e gazetarët kriminelë
Analisti Shkëlzen Gashi ka lëshuar një deklaratë skandaloze për mediat dhe ga...
-
Shkuarja në zgjedhje me VV-në, Meta: Gërvalla e Peci vendosën për interes të tyre, jo të partisë
Deputeti nga Lista “Guxo”, Burim Meta ka qenë i ftuari i radhës në “Reel Talk...
-
Konjufca e pret nesër homologun e tij nga Maqedonia e Veriut
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca nesër e pret në takim homologun e tij nga...
-
Dyshohet se vrau gruan e tij Gjyljeta Ukellën, Edmond Lajçi nuk tentoi kurrë t’i takojë fëmijët
Për një vrasje që ndodhi në prill të këtij viti, tek këto ditë u ngrit aktaku...
-
Vonesa në regjistrimin e veturave me targa “RKS” në Leposaviq
Targa RKS nuk janë parë ndonjëherë më shumë në komunën e Leposaviqit. Megj...