Lajme

Veseli: Qeveria Haradinaj do të jetë e vendimeve të mëdha

Autori: Gazeta inFokus 12:17 | 10 September 2017

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka thënë se do të mbahet seanca e kërkuara nga opozita.

Ai ka thënë se në Kuvend të gjithë sot të jenë të barabartë. Ndërsa i pyetur se a ka qenë e nevojshme mbajtja e kësaj seance, Veseli ka thënë se duhet pasur parasysh se jemi parazgjedhjeve lokale dhe se opozita po mundohet të fitojë poenë politik para këtyre zgjedhjeve, raporton lajmi.net.

“Besoj se kjo qeveri do t’i përmbyll katër vitet dhe do të merr vendime të rëndësishme që i hapin rrugë integrimeve dhe zhvillimit ekonomik… nuk do të jetë qeveri që kënaqet me numra, por do të jetë qeveri e vendimeve”, ka deklaruar Veseli.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera